Kthehu lart

Kjo është kisha me vetëm 30-ulëse ku do të mbahet funerali i George Michael (Foto)

Kjo është kisha me vetëm 30-ulëse ku do të mbahet funerali i George Michael (Foto) GazetaExpress E diel, 19 Mars 2017 14:27

Raportohet se funerali i George Michael do të mbahet në një kishë shumë të vogël me vetëm 30-ulëse në Londër.

Ylli i muzikës pop pritet që të varroset pranë nënës së vet Lesley in varrezat perëndimore “Highgate”, në veri të Londrës, javën që vjen, raporton the Sun, përcjell Express.

Funerali do të mbahet në kishën e vogël të ndërtuar në vitin 1839, e cila ndodhet vetëm 228 metra larg varrezave familjare.

Michael u gjet i vdekur në shtratin e vet ditën e Krishtlindjes. Ai ishte vetëm 53-vjeç.

Një burim ka thënë për the Sun: “Funerali do të jetë një tubim shumë i vogël dhe privat.”/Express/ 


    Data: 19 Mars 2017 14:27
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • Ermonela Jaho flet për BBC: Publiku e kupton vuajtjen me anë të notave të mia 0

    Të tjera