Kthehu lart

Jeta dhe ndikimi i legjendës së rokenrollit, Chuck Berry

Jeta dhe ndikimi i legjendës së rokenrollit, Chuck Berry GazetaExpress

Legjenda e muzikës rokenroll, Chuck Berry, u nda të shtunën nga jeta në qytetin e lindjes, Saint Luis të Mizurit në moshën 90 vjeçare. Kontributet e tij në botën e muzikës kanë patur aq një ndikim të madh, saqë edhe John Lennoni pati thënë dikur “nëse do të duhej t'i gjenim rok en rollit një emër tjetër, do ta quanim Chuck Berry”.

Termi “legjendë” është përdorur e abuzuar për shumë muzikantë gjatë dekadave, por të paktë janë ata që e meritojnë sa Chuck Berry. Ai lindi në Mizuri në një familje të klasës së mesme dhe interpretimi i tij i parë ishte në Shkollën e Mesme “Sumner”, një shkollë historike si e para shkollë e mesme afrikano-amerikane në perëndim të lumit Misisipi.

Charles Edward Anderson Berry, i njohur si Chuck, u bë i famshëm me hitet e viteve ’50 si “Maybellene”, “Roll Over Beethoven” dhe “Johnny B. Goode”. Ai u bë sinonim i revoltës kulturore të adoleshentëve në vitet 1950 dhe shumë muzikantë të famshëm u frymëzuan nga kontributet e tij në muzikë. Shumë mënyra sjelljeje në skenë të lidhura me rokun e kanë zanafillën tek interpretimet e Chuck Berryt. Angus Jang, kitaristi i AC/DC thotë se kopjoi kërcimin ritmik në skenë direkt nga Berry.

Këngët e tij, kombinime revolucionare të muzikës pop, kantri dhe bluz ishin të famshme në shkolla të mesme, klube dhe kudo në Shtetet e Bashkuara. Ai u bë sinonim i revoltës kulturore të adoleshentëve në vitet 1950 dhe thonë se luante muzikën rok para se ajo të quhej rok. Shumë shpejt ethet e rokut kapërcyen Atlantikun, mbërthyen Britaninë dhe roku do t’i përkiste botës.

Berry ishte simboli i artistit amerikan: krijues, rebel, kërkues dhe frymëzim që 'infektoi' grupe artistësh që nga Beatles, Rolling Stones, Slash, Lenny Kravitz.

Muzika e Chuck Berryt evoloi në një kohë kur racizmi ishte shumë i përhapus; afrikano-amerikanët dhe të bardhët ishin të ndarë në shkolla të ndryshme, biznese, kisha, dhe objekteve publike. Por muzika e tij tërhoqi njerëz pa dallim ngjyre lëkure.

Ai ndjeu racizmin, diskriminimin, padrejtësinë në kontrata e pagesa, por ajo që la pas ishte më e madhe se vetë Berry. /VoA

    Data: 19 Mars 2017 19:05
    Autori: GazetaExpress
    • Bashota tani edhe në gjuhën esperanto

      Bashota tani edhe në gjuhën esperanto 0

    Të tjera