Kthehu lart

Film për Ismail Kadarenë, aktori që do të interpretojë rolin identik me shkrimtarin

Film për Ismail Kadarenë, aktori që do të interpretojë rolin identik me shkrimtarin GazetaExpress

​Regjisori Ben Apolloni është duke punuar në realizimin e një filmi artistik të metrazhit të shkurtë, që ka për bosht jetën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, por duke përfshirë vetëm periudhën kur ishte i ri shkrimtari më i njohur shqiptar. 

Apolloni ka thënë për KultPlus se skenarin për këtë film tashmë e ka të përfunduar, sikurse që ka përzgjedhur edhe aktorin, që në këtë film do të shndërrohet në një Kadare.

“Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë këtë film. Ai i ngjanë shumë, dhe më pas e kam zhvilluar edhe skenarin”, ka thënë Apolloni për KultPlus.
Bëhet fjalë për Ibër Dearin që do ti besohet ky rol në këtë film, që sipas Apollonit ka për synim që ta realizojë brenda këtij viti. Ai ka njoftuar se fondin për këtë film ende nuk e ka të siguruar, por sipas tij, është në kërkim e sipër./KultPlus.com 


    Data: 07 Mars 2018 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera