Kthehu lart

Edi Rama përkujton shkrimtarin Haki Stërmilli

Edi Rama përkujton shkrimtarin Haki Stërmilli GazetaExpress

Rama, e ka quajtur Stërmillin, shkrimtar risiprurës të midis dy luftrave, shkruan KultPlus.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes rubrikës së tij në Facebook, Amarcord përkujton shkrimtarin Haki Stërmilli, në përvjetorin e tij të lindjes, shkruan KultPlus. Rama, e ka quajtur Stërmillin, shkrimtar risiprurës të midis dy luftrave.

Ju sjellim shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të kryeministrit Rama:

“AMARCORD

Nuk mund të gjendej foto më e bukur e shkrimtarit risiprurës të midis dy luftrave, Haki Stërmillit, në përvjetorin e tij të lindjes, veçse në botimin mbresëlënës të para disa ditëve, të Kujtimeve të një jalliasi të madh dhe intelektuali të sofistikuar, Mustafa Greblleshit, mikut të tij dhe të gjithë personazheve cilësore të një periudhe historike plot tallaze, por dhe plot jetë e humor të hollë.

Të dy mjeshtrave të penës dhe shoqërisë së përzgjedhur, respekte!”, shkruan Edi Rama./

    Data: 18 Maj 2017 01:54
    Autori: GazetaExpress
    • ‘55 shades of gay’ në festivalin Desire

      ‘55 shades of gay’ në festivalin Desire 0

    Të tjera