Kthehu lart

Ç'mendonte Umberto Eco për mbulesën myslimane?

Ç'mendonte Umberto Eco për mbulesën myslimane? GazetaExpress

Duke qenë një nga intelektualët më të angazhuar të gjysmës së shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit 21 në gjithë botën, semiologu dhe filozofi italian Umberto Eco, kishte mbajtur qëndrim edhe për çështjen e mbulesë myslimane.

Në një shkrim të titulluar “Kush u thotë grave të mbulohen”, i botuar te rubrika e tij “Zarfi i Minervës” më 2006, Eco shkruante se “Nëse mund të identifikojmë një shenjë a simbol në të gjitha ato raste kur diçka përfaqëson diçka tjetër në disa aspekte, atëherë veli mysliman është një dukuri semiotike, siç janë uniformat, funksioni i parë i të cilave nuk është ai i mbrojtjes së trupit në mot të keq, siç janë edhe shamitë e kokës të murgeshave, mjaft elegante. Prandaj veli ngjall kaq diskutime, ndërsa nuk kemi vënë në diskutim kurrë shamitë që vinin dikur në kokë fshataret tona, që nuk kishin asnjë vlerë simbolike”.

Këtë shkrim publiku shqiptar mund ta lexojë të plotë bashkë me mbi 200 ese të tjera te libri "Pape Satan Aleppe: Kronika të një shoqërie të lëngshme", i sugjeruar këtu për lexim në emisionin CODEX të KTV-së.

    Data: 06 Mars 2018 04:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera