Arrestohet Nasim Haradinaj nga hetuesit e Speciales - Gazeta Express
string(51) "arrestohet-nasim-haradinaj-nga-hetuesit-e-speciales"

Arrestohet Nasim Haradinaj nga hetuesit e Speciales

Gazeta Express

25/09/2020 16:40

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales, raporton Gazeta Express.

Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke ardhur në zyrat e televizionit T7 për intervistë.

Lexo Edhe:

Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Për arrestimin e tij, ai e ka fajësuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj për Express.

Qytetarë të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje.

Ndryshe, sot është arrestuar edhe Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Zyrtarisht nuk dihet arsyeja pse Gucati është arrestuar dhe Tribunali Special akoma nuk ka lëshuar ndonjë njoftim.

Aludohet se arsyeja mund të jetë çështja e publikimit të dosjeve, që e ka bërë OVL-ja e UÇK-së./Gazeta Express