Arrestohen dy ish-zyrtarë të gjendjes civile, njëri në Komunën e Prishtinës e tjetri në të Fushë Kosovës - Gazeta Express
string(103) "arrestohen-dy-ish-zyrtare-te-gjendjes-civile-njeri-ne-komunen-e-prishtines-e-tjetri-ne-te-fushe-kosoves"

Arrestohen dy ish-zyrtarë të gjendjes civile, njëri në Komunën e Prishtinës e tjetri në të Fushë Kosovës

Lajme

Merita Miftari

22/06/2021 13:18

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë arrestimin e dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile, tani të pensionuar. Njëri ish-punonjës në Komunën e Prishtinës e tjetri në Komunën e Fushë Kosovës, mëson Gazeta Express.

Të njëjtit dyshohen se në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i kanë regjistruar në sistemin kompjuterik të gjendjes civile personat e dyshuar. Të cilët kanë arritur të pajisën me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës, si leternjoftimë dhe pasaporta, me të dhëna të pavërteta.

Lexo Edhe:

Disa nga të dyshuarit, kanë aplikuar për viza në ambasadën Britanike në Tiranë.

Dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /Gazeta Express/