Kthehu lart

Zbogar: Veriu të diskutohet brenda Kosovës

Zbogar: Veriu të diskutohet brenda Kosovës
GazetaExpress E shtune, 05 Maj 2012 13:22

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tha se nuk pret ndonjë problem rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe.

Zbogar tha në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se është arritur marrëveshja që zgjedhjet t’i zhvillojë OSBE-ja, se nuk do të ketë tensione dhe se njerëzit do të kenë të drejtën dhe mundësinë për të votuar të dielën, transmeton Telegrafi.

Duke folur për zgjidhjen e çështjeve në veri të Kosovës, Zbogar ka thënë se kjo është një çështje politike e cila duhet të diskutohet brenda Kosovës, por se edhe Serbia duhet të përfshihen në këto bisedime.

Ai shtoi se pret nga Qeveria e Kosovës që së shpejti ta paraqesë një plan për veriun e vendit.

Zbogar tha se Kosova e ka vështirë që deri në fund të vitit ta fitojë liberalizimin e vizave, porse pret që deri atëherë të përmbushen kushtet që i kanë plotësuar shtetet tjera në rajonit.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mund të ndodhë tek pas formimit të qeverisë së re serbe.

Data: 05 Maj 2012 13:22
Autori: GazetaExpress

Të tjera