Kthehu lart

Xhamajkanet, të arta në stafetën 4x100 metra

Xhamajkanet, të arta në stafetën 4x100 metra
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 19:12

Njëjtë si tek meshkujt, Xhamajka e ka fituar medaljen e artë edhe në konkurrencën e femrave, në stafetën 4x100 metra, në Botërorin e Atletikës, i cili u mbajt në Moskë të Rusisë.

Xhamajkanet e përshkuan këtë gjatësi për kohën 41''29. E argjendta u takoi sprintereve franceze (42''73), kurse të bronzta ishin amerikanet (42''75).

Garuesja e fundit xhamajkan ishte Shelly-Ann Fraser-Pryce, e cila e rrëmbeu kështu medaljen e tretë të artë në këtë kampionat, pas atyre në 100 e 200 metra.

Data: 18 Gusht 2013 19:12
Autori: GazetaExpress

Të tjera