Kthehu lart

Vritet tifozi Fenerbahçes, pas derbit të Stambollit

Vritet tifozi Fenerbahçes, pas derbit të Stambollit
GazetaExpress E hënë, 13 Maj 2013 11:59

Një tifoz i Fenerbahçes e ka gjetur vdekjen nga sulmi i tifozëve të Galatasarayt, pas ndeshjes së mbrëmshme në derbin e Stambollit.

Burak Yildirim, 19 vjeç, ishte duke u kthyer në shtëpi pas ndeshjes, e cila përfundoi 2:1 në të mirë të Fenerbahçes, kur është sulmuar nga grupi i tifozëve të Galatasarayt, në afërsi të autobusit.

Yildirim u transportuar menjëherë në spitalin Bezmialem Vakif University Hospital, pas incidentit, por vdiq, përkundër shërbimeve më të mira të mundshme mjekësore.

Vrasësit nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia i ka hapur hetimet rreth këtij incidenti.

Fenerbahçe, përmes uebfaqes së vetë zyrtare, e ka shprehur keqardhjen për familjen e viktimës, duke e dënuar incidentin.

Data: 13 Maj 2013 11:59
Autori: GazetaExpress

Të tjera