Kthehu lart

Vëllazëria Myslimane shpallet organizatë terroriste

Vëllazëria Myslimane shpallet organizatë terroriste
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 19:06

Nëpërmjet një dekreti, të nënshkruar sot nga presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adly Mansour, lëvizja Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste.

Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Mansour,përveçqë parashikohet që Vëllazëria Myslimane të përfshihet në listën e organizatave terroriste, shihet edhe konfiskimi i të gjitha aseteve të Vëllazërisë, dhe zbatimi i plotë i ligjit ushtarak ndaj anëtarëve të saj.

Ndryshe, vetëm gjatë protestave të djeshme policia ka konfirmuar se ka prangosur 1,004 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane. Sipas një njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Egjiptit, 558 persona janë arrestuar vetëm në Kajro.

Në ndërkohë, autoritetet egjiptiane kanë njoftuar sot se, kanë burgosur Mohammed al-Zawahirin, vëllanë e shefit të Al-Qaeda;s, Ayman al-Zawahiri, nën akuzat për përkrahje dhe mbështetje të protestave, njoftoi agjencia AFP.

Mohammed al-Zawahiri është burgosur në shtëpinë e tij, në qytetin Giza, afër kryeqytetit egjiptian.

Data: 17 Gusht 2013 19:06
Autori: GazetaExpress

Të tjera