Kthehu lart

Vdiq veterani më i njohur i Luftës së Dytë Botërore në SHBA

Vdiq veterani më i njohur i Luftës së Dytë Botërore në SHBA
GazetaExpress E martë, 05 Mars 2013 13:18

Ushtari amerikan që arrestoi kryeministrin japonez, gjeneralin Hideki Tojo, për ta vënë përballë akuzave për krime lufte në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

John Wilpers ishte anëtari i fundit i mbijetuar i skuadrës që kapi liderin japonez më 11 shtator të vitit 1945.

Tojo sapo kishte qëlluar veten në tentativë për vetëvrasje, kur pesë ushtarët amerikanë mbërritën në shtëpinë e tij. Wilpers konsiderohet si njeriu që e mbajti atë gjallë.

Wilpers vdiq të enjten e kaluar në një klinikë në Garret Park të Merilendit. Vonë gjatë jetës së tij, ushtria amerikane i njohu atributin për kapjen e gjeneralit japonez.

Ai u nderua me Yllin e Bronzit në vitin 2010, në moshën 90-vjeçare. Veterani nuk ka folur kurrë në publik për operacionin, derisa mori medaljen ushtarake.

“Ai ishte tej mase krenar për atë që kishte bërë, por nuk mburrej për këtë”, tha i biri John Wilpersit.

Wilpers lindi në Albani, në New York, në vitin 1919 dhe u rrit në qytetin e afërt Saratoga Springs. Ai ishte vetëm 25 vjeç kur kreu misionin në fjalë.

Wilpers dhe skuadra e tij mundën të lokalizonin gjeneralin Tojo brenda 24 orëve që nga marrja e detyrës, pas një informacioni të publikuar në një gazetë të Tokios për vendndodhjen e tij në periferi të Tokios.

Data: 05 Mars 2013 13:18
Autori: GazetaExpress

Të tjera