Kthehu lart

Vdiq Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë

Vdiq Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë
GazetaExpress E diel, 26 Gusht 2012 10:14

Neil Armstrong, i njohur në historinë e njerëzimit si njeriu i parë që shkeli në Hënë, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në moshën 82-vjeçare.

Agjensia e Lajmeve “Reuters” informoi se ish-austronauti pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në një spital ku ai ishte shtruar pas një operacioni “by-pass” në zemër.

Si komandant i “Apollo 11”, Armstrong ishte njeriu i parë në historinë e njerëzimit që hodhi hapa në një trup qiellor jashtë planetit tonë.

Ai shkeli në Hënë në datën 20 korrik 1969, ndjekur nga austronauti Edwin “Buzz” Aldrin, në një shëtitje që zgjati për tre orë.

Data: 26 Gusht 2012 10:14
Autori: GazetaExpress

Të tjera