Kthehu lart

Vdes ‘avokati i djallit’

GazetaExpress E premte, 16 Gusht 2013 11:26

Mediat franceze njoftojnë sot se, në moshën 89-vjeçare ka vdekur Jacques Verges, i njohur si ‘avokati i djallit’.

Sipas agjencisë AFP, që bazohet në kumtesën e publikuar nga shtëpia e tij botuese, Verges ka vdekur mbrëmë në shtëpinë e tij, rreth orës 20, nga pasojat e një sulmi në zemër. Në atë shtëpi dikur jetonte dhe filozofi francez Voltaire.

Verges ka mbrojtur një sërë personash me nam të keq, si nazistin Klaus Barbie – që njihet si Kasapi nga Lyoni,pastaj terroristin Carlos Schakal, ish-kryeministrin irakian, Tariq Aziz, ndërkohë që ndihmën e tij profesionale dikur ia ofroi edhe ish-presidentit serb, Slobodan Milosevic. Edhe pse shumëkush e quan avokat të Milosevicit, agjencia AFP pohon se, Verges nuk e ka mbrojtur zyrtarisht atë.

Verges ishte i martuar me guerilen legjendare, Djamila Bouhired, e cila akuzohej për një shpërthim në një kafeteri gjatë luftës në Algjeri, në kohën kur ky vend luftonte për pavarësim nga Franca.

Data: 16 Gusht 2013 11:26
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Rama dhe Vucic vlerësojnë se ata janë politikanët që “transformuan” raportet mes shqiptarëve dhe serbëve (Video) 0

  • ​Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serbë 0

  • ​Deputeti i LDK’së thotë se Qeveria ia fali Malit të Zi rreth 9000 hektarë tokë 0

  • Sonte emisioni ExpressRozë – në ora 21:30 në Kanalin T të Digitalb, i ftuar Genc Prelvukaj 0

  • ​Unitdi akuzon Realin 0

  • ​Pasardhësit e shqiptarëve në Siri, 100 vjet pas luftës tentojnë Europën 0

  • Turqia, vendi i parë që hap konsullatë të përgjithshme në Kosovë 0

  • ​Edhe një shpërthim i fuqishëm në Kinë (Foto) 0