Kthehu lart

UNMIK të shkojë, po na pengon të anëtarësohemi në OKB

UNMIK të shkojë, po na pengon të anëtarësohemi në OKB
GazetaExpress E enjte, 08 Gusht 2013 14:40

Autoriteteve të Kosovës u ka mbetur hatri për një vizitë që shefi i UNMIK'ut Farid Zarif ka bërë muajin e kaluar në Rumani- një nga pesë vendet anëtare të BE'së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Zyrtarë të lartë të vendit, konsiderojnë se një vizitë e tillë e ka dëmtuar interesin e Kosovës.

Siç dihet, pas vendosjes së administratës ndërkombëtare në vend më 1999, Kosova ndërkombëtarisht është përfaqësuar nga Shefi i UNMIK'ut, por roli i OKB'së pas pavarësisë është minimizuar në masë të madhe.

Për Ministrin e Kosovës Enver Hoxhaj, ky veprimi i Zarif, është edhe një arsye më shumë që UNMIK'u të largohet përfundimisht nga Kosova.

"Sa i takon vizitës së shefit të UNMIK-ut në Rumani dhe takimit të tij me ministrin e jashtëm rumun, mund të them se kjo vizitë ka qenë e panevojshme jo e domosdoshme dhe ka qenë kundër interesit shtetërorë të Kosovës" ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se prania e UNMIK është pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

"Padyshim që prania e UNMIK-ut në Kosovë dhe aktivitetet e tij pa një mandat, sepse UNMIK-u për mendimin tim e ka përmbushur mandatin të cilin e ka pasur deri në dhjetor të vitit 2007, paraqesin pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, prandaj ftesa ime është që UNMIK-u të shndërrohet në partner se si Kosova të anëtarësohet në OKB dhe KS-it dhe institucionet e tjera relevante të mendojnë se si atë buxhet që UNMIK-u e përdor në Kosovë t'a përdori për vendet e tjera në botë, qoftë në Afrikë apo Azi" ka thënë ai për DW

Data: 08 Gusht 2013 14:40
Autori: GazetaExpress

Të tjera