Kthehu lart

Tuna thotë Fuck në “X Factor”

Tuna thotë Fuck në “X Factor”
GazetaExpress E mërkurë, 30 Janar 2013 18:38

Nuk është diçka e re apo çudi tek e shikon këngëtaren Altuna Sejdiu të shajë, e ndërsa nuk është dakord me vendimin e publikut, i cili e eliminoi konkurrenten e saj.

E në fakt, Tuna ka thënë vetëm kaq “Fuck”, ndërsa Alketa e ka shqiptuar verdiktin e publikut për ta dërguar në shtëpi Xhinën nga Gjakova, e cila e kishte si mentore këngëtaren shkupjane.

Jo vetëm që ka reaguar me një të sharë, por Tuna edhe është prekur shumë, duke derdhur lot për këtë eliminim. Por, vajza me zërin e veçantë, Xhina e ka fituar një kontratë me një producent të famshëm në Suedi.

Data: 30 Janar 2013 18:38
Autori: GazetaExpress

Të tjera