Kthehu lart

“Tri mendje në ankand”, merr tri çmime

“Tri mendje në ankand”, merr tri çmime
GazetaExpress E enjte, 01 Gusht 2013 12:43

Shfaqja “Tri mendje në ankand”, me regji nga Elma Doresi, është vlerësuar me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, “Teatri Ndryshe”, në Podujevë. Kjo shfaqje u vlerësua me çmimet: “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Dramaturgjia më e mirë”.

Edicioni i pestë i festivalit “Teatri Ndryshe” u zhvillua nga data 25 deri më 30 korrik. Në këtë festival merrnin pjesë trupat teatrore nga Shqipëria, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Kosova, etj, të cilat u prezantuan me 13 shfaqje teatrore para publikut.

Festivali “Teatri Ndryshe”

Festivali Ndërkombëtar Teatror “Teatri Ndryshe” në edicionin e tij të pestë u çel me shfaqjen “Ne vijmë për ajër" të trupës së aktorëve nga Tirana. Vepra e autorit Scot O”Mur ishte me regji të regjisorit Qëndrim Rijani, i cili solli në skenën e festivalit teatrin eksperimental, një zhanër jo shumë i lëvruar në skenat shqiptare, por i njohur në botë.

Sipas organizatorëve, festivali “Teatri Ndryshe” tashmë është një ngjarje për kulturën jo vetëm për Podujevën, ku dramaturgë, regjisorë e aktorë performojnë vepra e përçojnë mesazhe, ide e përmbajtje me art, por një rëndësi të madhe ka dhe komunikimi me publikun. Për disa ditë me radhë, skena e “Teatrit Ndryshe” sipas emrave të njohur të skenës teatrore ishte event i prezantimit krijues, i lojës dhe komunikimit që vetëm arti bën. Ndërkaq që nga fillimi i tij, festivali “Teatri Ndryshe” ka sjellë në skenë edhe eksperiencën e trupave të huaja teatrore, të cilat kanë sjellë forma dhe gjetje të reja teatrore.

Data: 01 Gusht 2013 12:43
Autori: GazetaExpress

Të tjera