Kthehu lart

Trajneri Pacino

Trajneri Pacino
GazetaExpress E martë, 11 Shtator 2012 16:29

Ylli i njohur filmik, Al Pacino, është shprehur i interesuar për rolin e Joe Paterno, në filmin që do të flas për trajnerin e njohur, tashmë ndjerë futbollistik, nga Pensilvania.

Filmi bazohet në biografinë e Paterno’s, në të cilën autori Joe Posnanski shkruan për dy vitet e fundit të jetës së njërit nga trajnerët më të njohur të futbollit amerikan.

Paterno, i cili vdiq në janar të këtij viti, me ekipet e kolegjeve të ndryshëm ka fituar plot 409 herë, para se të shpërthente skandali i keqtrajtimit seksual të fëmijëve nga ana e ndihmësit të tij, Jerry Sandusky. Kjo ngjarje ndihkoi në largimin e turpshëm të Paternos nga ky sport.

Keqtrajtimin seksual, që kishte ndodhur gjatë gjithë karrierës së dy trajnerëve, Paterno e kishte fshehur për të mbrojtur reputacionin e shkollës.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, të iniciuar nga shoqata kombëtare e programeve atletike kombëtare (NCAA), në muajin korrik Sandusky është shpallur fajtor për keqtrajtimin seksual të 10 të rinjve. Ai mund të dënohet me burg të përjetshëm.

Ende nuk dihet kush do ta bëjë regjinë e filmit. Pacino është shfaqur njëherë në rolin e trajnerit futbollistik, në filmin e Oliver Stone “Secila Javë e Zotit”.

Data: 11 Shtator 2012 16:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera