Kthehu lart

Thiago Silva, feston fitoren me gol

GazetaExpress E mërkurë, 19 Shtator 2012 20:00

Thiago Silva po feston me ekipin e ri, Paris Saint Germain, i cili e mposhti Dinamo Kievin me rezultat 4:1, në nismë të Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi brazilian e dha kontributin e tij, duke e shënuar njërin nga katër golat e ekipit të Carlo Ancelottit.

“Ishte një ndeshje e madhe, për mua një rikthim i bukur në Champions, duke e shënuar një gol”, theksoi ish futbollisti i Milanit.

“Në fillim nuk isha shumë i bindur për të ardhur në Paris, por tash jam duke u ambientuar mirë, njëjtë edhe familja ime. Por, është e qartë se po të mos ishin Ancelotti e Leonardo, nuk mendoj se do ta pranoja transferimin. Unë mbetem gjithmonë tifoz i Milanit”, ka thënë përfaqësuesi brazilian.

Data: 19 Shtator 2012 20:00
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Hyseni: Statuti i Asociacionit miratohet në Kuvendin e Kosovës (Video) 0

  • ​Limaj: Momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar 0

  • ​Gorani: Asociacioni tregon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve (Video) 0

  • ExpressRozë, emisioni i 18-të – mysafire: Shkëndije Mujaj (Video+18) 0

  • Ja çka thotë Taulant Xhaka për ndeshjen ndaj Danimarkës 0

  • Rritet numri i vrasjeve në Amerikë 0

  • ​Qesharake: Pelegrini kryen ritualin e njohur në Qabe me “skateboard” (Video) 0

  • ​Asgjësohen mbi 32 mijë bimë narkotike, sekuestrohet arsenal armësh 0