Kthehu lart

Themelohet instituti për hulumtimin e krimeve të luftës

GazetaExpress E premte, 29 Prill 2011 14:04

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të themelojë Institutin për Humumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i cili do të grumbullojë, përpunojë, klasifikojë dhe arkivojë lëndët për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, duke filluar nga viti 1990, deri në vitin 1999.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se ky institute do të jetë një institucion publik hulumtues në kuadër të të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të koordinimit, përcjelljes dhe hulumtimit të krimeve të luftës, krimeve kundër paqes, krimeve të gjenocidit dhe shkelje të tjera të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

“Disa nga detyrat kryesore të këtij instituti do të jenë: grumbullimi, përpunimi, klasifikimi dhe arkivimi i lëndëve për krimet e luftës, krimeve të kryera kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare dhe të ngjarjeve tjera në territorin e Republikës që nga vitit 1990 deri në vitin 1999. Analizën e krimeve të kryera dhe ngjarjeve tjera relevante përpunimin e tyre, verifikimin dhe zhvillimin në bazë të të dhënave, pasojnë shënimet dhe lëndët tjera për ndjekje penale, mund të jenë punë e këtij instituti dhe mund të shfrytëzohen nga institucionet tjera të specializuara”, ka thënë Kuçi.

Ai ka theksuar se përgatitja e të dhënave statistikore dhe të dhënave tjera mbi rezultatet do të jenë të publikuara dhe do të jenë pjesë të rezultateve të hulumtimeve që bëhen nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Por për ngritjen e një padie për krimet e kryera në Kosovë, Kuçi ka thënë se kërkohet të plotësohen disa kushte, ngase dihet se Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së ose nënshkruese e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në mënyrë që të mund të ngris padi.

“Ne nuk jemi as njërën as tjetrën, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të jemi. Por ne do të jemi të përgatitur. Kjo është punë profesionale e institutit nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, e cila do të kërkojë një kohë që të finalizohet”, ka thënë Kuçi.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për studimin e fizibilitetit dhe fillimin e procedurave për analizimin e opsioneve kontraktuese për operim dhe mirëmbajtje të autostradës Vërmicë-Merdare dhe vendimin për studimin e fizibilitetit dhe fillimin e procedurave për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar ratifikimin e konventës së Këshillit Botëror të Doganave, vendimin për aplimin e normës së tatimit të akcizës në lojëra të fatit dhe vendimin për themelimin e Këshillit Konsultatit për Drejtësi. (KosovaPress)

Data: 29 Prill 2011 14:04
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Hyseni: Statuti i Asociacionit miratohet në Kuvendin e Kosovës (Video) 0

  • ​Limaj: Momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar 0

  • ​Gorani: Asociacioni tregon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve (Video) 0

  • ExpressRozë, emisioni i 18-të – mysafire: Shkëndije Mujaj (Video+18) 0

  • Ja çka thotë Taulant Xhaka për ndeshjen ndaj Danimarkës 0

  • Rritet numri i vrasjeve në Amerikë 0

  • ​Qesharake: Pelegrini kryen ritualin e njohur në Qabe me “skateboard” (Video) 0

  • ​Asgjësohen mbi 32 mijë bimë narkotike, sekuestrohet arsenal armësh 0