Kthehu lart

“The Voice of Albania” do te xhirohet edhe nga nje kanal gjerman

“The Voice of Albania” do te xhirohet edhe nga nje kanal gjerman
GazetaExpress E premte, 05 Tetor 2012 09:10

Në edicionin e tij të parë ka qenë padyshim një nga programet më të ndjekura dhe më të dashura për publikun. "The Voice of Albania" vjen serish me gjithë madhështinë dhe ngjyrat e tij në ekranin e Top Channel çdo të premte mbrëma.

Sipas autorit Rezart Aga, spektakli muzikor nuk do të zhgënjejë as këtë herë duke sjellë edhe më shumë surpriza, zërat më të mire, por edhe risi që do ta bëjnë këtë program tepër tërheqës dhe interesant për publikun.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për ta risjelle ndryshe këtë show. Do të dëgjojmë zëra të mrekullueshëm. Në netët finale secili trajner do të këtë 5 konkurrentë”, tregon Aga.

Skenografia, megjithëse ka ruajtur elementet e patentës ndërkombëtare, serviret këtë herë e përmirësuar me elemente të rinj të ndriçimit dhe të skenës nga skenografi Fatmir Minga.

“Konkurrentët do të hipin në skene me historinë e tyre dhe shtypja e butonit do të jete edhe me e vështirë për jurinë”, shprehet Rezart Aga.

Konkurrentët do të përballen më të njëjtën juri: Elton Deda, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Miriam Cani.

“The Voice” vjen edhe në këtë edicion nën drejtimin e Ledion Liços si një spektakël i mbushur me emocione dhe të papritura. Regjia i është besuar serish Ergys Lubonjes.

Ky realizim ka sjellë në Tirane edhe një ekip xhirimi të televizionit të njohur gjerman “Pro7”.

Miriam Cani, pjesë e jurisë, shpjegon: “Ky televizion ka ardhur për të parë nivelin e talenteve shqiptarë dhe janë befasuar për mirë.”

Gazetarët e kanalit “Pro7” po realizojnë një reportazh mbi versionin shqiptar të "The Voice" si dhe pjesëmarrjen e Miriam Canit në këtë spektakël. ( top-channel).

Data: 05 Tetor 2012 09:10
Autori: GazetaExpress

Të tjera