Kthehu lart

Thaçi uron mësimdhënësit dhe nxënësit

GazetaExpress E diel, 02 Shtator 2012 16:42

Kryeministri Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka përgëzuar mësimdhënësit, pedagogët, nxënësit dhe drejtues të arsimit të Kosovës.

Në këtë urim ndër të tjera thuhet: “ Qeveria e Republikës së Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit”.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon ta ketë prioritet modernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, duke e bërë që të rinjtë e Kosovës të përgatiten denjësisht për konkurrencën e tregut të vlerave në rajon dhe më gjerë.

“Duke qenë i bindur se ky vit shkollor ju gjen më të përgatitur dhe më të mobilizuar se vitet tjera, shpreh besimin që energjitë tuaja, vullneti dhe angazhimi juaj do të rriten në përmbushjen e suksesshme të të gjitha planeve dhe programeve edukativo – arsimore”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.

Data: 02 Shtator 2012 16:42
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • ​Objekti 6 milionësh i Ministrisë së FSK'së po vërshohet nga uji (Foto) 0

  • ​Mehmeti: Mustafa, mëkatari i djeshëm po gomarizon të ardhmen e Kosovës 0

  • Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili po stërviten në Gërmi për të rrëzuar Qeverinë 0

  • Kadaj Bujupi: Kryeministër, shko n'shpi 0

  • ​Ky është Real Madridi i vërtetë, 5 gola Betisit (Video) 0

  • Këto xhirime, më 1999 e tronditën Serbinë (Video) 0

  • ​Kapen poshtë krevatit 2 ‘skifterat’ shqiptarë 0

  • Plazhi i Shkëmbit të Kavajës pa ujë 0