Kthehu lart

Tamgho, i artë në trehapësh

Tamgho, i artë në trehapësh GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 18:29

Teddy Tamgho e ka fituar medaljen e artë në garën e trehapëshit, në Botërorin e Atletikës, i cili u mbajt në Moskë të Rusisë.

Atleti francez e arriti titullin botëror falë arritjes së distancës prej 18,04 metra, duke e arritur kështu një rekord të ri në Francë.

Medalja e argjendtë i takoi kubanit Pedro Pablo Pichardo (17,68), që përfundoi i dyti, kurse i treti dhe i bronztë ishte amerikani Will Claye (17,52).

Data: 18 Gusht 2013 18:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera