Kthehu lart

Super hite, për të tjerë u prodhuan, të tjerë i kënduan

Super hite, për të tjerë u prodhuan, të tjerë i kënduan
GazetaExpress E premte, 09 Gusht 2013 08:35

Janë hite që i njohim dhe përmes zërit brilant të këngëtarëve që i kanë kënduar.

Por a e dini se këto këngë ishin shkruar për të tjerë këngëtarë që për arsye të ndryshme nuk i kanë pranuar.

Ja disa hite që u shkruan për të tjerë këngëtarë dhe u kënduan komplet nga të tjerë.

1- “I Don’t want to Miss a Thing”, origjinali u shkrua për Celine Dion, por u këndua nga Aerosmith. Tani që e mësuam, një pyetje na lind, a do të ishte po aq i bukur filmi “Armagedon” nëse do të këndohej kënga nga Dion.

2- “Since U Been Gone”, origjinali u shkrua për Pink dhe Hilary Duff. Asnjë nga këto dy këngëtare nuk e pranoi por sapo kënga doli në treg me zërin e Kelly Clarkson, ajo qëndroi në majë të hitparedeve.

3- “Disturbia”, iu dha Chris Brown por ky duke menduar për më të mirën për partneren, ia dha Rihanna-s, e cila nuk e zhgënjeu aspak në këtë pikë.

4-“Rock Your Body”, u mendua se do të ishte fiks për Michael Jackson, por u këndua nga Justin Timberlake.

5- “Gold Digger” –Origjinali u mendua për Shawnna, por u këndua nga Kanye West & Jamie. Madje Wets rishkroi tekstin duke i shtuar dhe disa elementë të tjerë.

6- “Don’t Cha”, u prodhua duke pasur si synim që të këndohej nga Paris Hilton. Por pasi HIlton nuk e pranoi, kënga kaloi në disa duar derisa përfundoi Pussycat Dolls. Epo fundja si mund të mendohej qe Paris Hilton të pranonte tekstin e këngës sepse nuk arrin të pranojë që dikush tjetër të jetë si ajo.

7- “Whataya Want From Me” ishte kënga që bëri të famshëm Adam Lambert dhe ky i fundit e bëri të famshme këtë këngë nga ana e tij. Por të mendosh që cfarë mund të kishte bërë Pink me këtë këngë, ku i dihet ajo nuk e pranoi.

8- “How Will I Know”, më mirë që e pranoi Whitney Houston sepse ishte menduar që kënga të këndohej nga Janet Jackson. Houston i dha aq shumë jetë kësaj kënge sa e bëri hit që kapi majat e hit pareteve kudo në botë.

9-“Let’s Get Loud” dhe Jennifer Lopez i bëri të gjithë të bërtisnin me zë të lartë teksa këndohej kjo këngë. Kënga u shkrua Gloria Estefan me qëllim që ta këndonte vetë por ia kaloi Jennifer Lopez me justifikimin se ka kënduar shumë këngë të kësaj natyre ndaj nuk dëshironte të binte në përsëritje. Dhe mirë bëri.

10-“Superstition” iu ofrua Jeff Beck. Por rokeri ndihmoi Stevie Wonder që ti jepte jetë këngës brenda një dite dhe ky hit dhe sot e kësaj dite mban firmën e Wonder

11- “Who Says” e dimë të gjithë që e këndon Selena Gomez, por nuk e dini që ky hit iu besua Jordin Sparks. Por nuk besojmë se Sparks do bënte me shumë se bëri Selena Gomez me këtë këngë.

12-“Golden Years”, e shkroi Elvis Presly dhe e këndoi David Bowie.

13-“Party in the USA”, e shkroi Jessie J por këngëtarja britanike vendosi ta japë për tjetër kënd. E këndon pikërisht Miley Cyrus

14-“F*ck You”, iu besua Bruno Mars, por ai kundërshtoi sepse sipas tij melodia nuk shkonte me albumin që kishte aktualisht në duar. Ndaj kënga u këndua nga Cee Lo Green, qe jo vetëm e pranoi me kënaqësi, por tani të gjithë e njohim si hit të tij.

Data: 09 Gusht 2013 08:35
Autori: GazetaExpress

Të tjera