Kthehu lart

Sulltanesha Hyrem u ndëshkua me 10 goditje me kamxhik në Dubai

Sulltanesha Hyrem u ndëshkua me 10 goditje me kamxhik në Dubai
GazetaExpress E mërkurë, 22 Gusht 2012 23:47

Aktorja Meryem Uzerli, 29-vjeçare, e cila luan rolin e Sulltaneshës Hyrem në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”, ka rrëfyer ngjarjen më të tmerrshme të jetës së saj.

Në një intervistë për një televizion turk, ajo ka thënë se gjatë një shëtitje në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe është arrestuar nga policia dhe i është shqiptuar dënimi me 10 goditje me kamxhik.

Aktorja turke me nënshtetësi gjermane asokohe ishte 19-vjeç dhe rrugëve të Dubait po shëtiste gjysmë e zhveshur. Ajo nuk ishte në dijeni për ligjet e ashpra në këtë qytet arab. Meryem kishte shkuar në Dubai me shoqet e veta, për pushime.

“Mendoja se nuk do të më godisnin shumë, por ka qenë e tmerrshme. Nuk mund të besoja çka isha duke përjetuar. Burri që po më godiste zgërdhihej pandërprerë. Kjo gati më bëri të çmendem”, ka thënë Meryem. (KosovaTimes)

Data: 22 Gusht 2012 23:47
Autori: GazetaExpress

Të tjera