Kthehu lart

Sigal Prishtina blindon vëllezërit Rugova

Sigal Prishtina blindon vëllezërit Rugova
GazetaExpress E shtune, 13 Korrik 2013 14:23

Sigal Prishtina nuk po pushon gjatë kësaj vere. Pas transferimit të Dardan Berishës nga Peja, ekipi bardh e kaltër ka vazhduar kontratat me vëllezërit Granit e Fisnik Rugova.

“Ju njoftojmë se Granit dhe Fisnik Rugova kanë nënshkruar kontrata të reja me KB SIGAL Prishtina të cilat i lidhin me klub edhe për dy (2) vite të tjera”, thuhet në njoftimin e ekipit bardh e kaltër.

Peja ditë më pare pati paralajmëruar se ka arritur marrëveshje me Granit Rugovën, por Sigal Prishtina e ka bindur që të vazhdoj bashkpunimin.

Data: 13 Korrik 2013 14:23
Autori: GazetaExpress

Të tjera