Kthehu lart

“Shpëtimi në Shqipëri” promovohet në Sarajevë

“Shpëtimi në Shqipëri” promovohet në Sarajevë
GazetaExpress E enjte, 07 Qershor 2012 09:39

Në kuadër të aktiviteteve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Sarajevë është promovuar botimi serbokroatisht i librit "Shpëtimi në Shqipëri", i autorit Harver Sarner, dhe dokumentari me të njëjtin titull i autorëve nga Prishtina, Alush Gashi dhe Dardan Islami.

Ngjarja u hap nga kryetari i Bashkësisë Çifute në BeH, Jakob Finci, i cili falënderoi popullin shqiptar për gjithë atë që ka bërë për shpëtimin e çifutëve në Shqipëri dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në promovim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Sarajevë, Flamur Gashi, si dhe një pjesë e elitës intelektuale boshnjake, përfaqësues diplomatik, politikanë, përfaqësues të mediave, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe atij çifut që jetojnë në BeH.

Në fund të aktivitetit të pranishmëve iu dhuruan 120 ekzemplarë të librit "Shpëtimi në Shqipëri" dhe disa kopje të filmit dokumentar.

Promovimi i librit dhe dokumentarit u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, në bashkëpunim me Bashkësinë Çifute në BeH.

Data: 07 Qershor 2012 09:39
Autori: GazetaExpress

Të tjera