Kthehu lart

Shpërblehet kuratori Esche

Shpërblehet kuratori Esche
GazetaExpress E enjte, 22 Mars 2012 12:08

Charles Esche, që ёshtё njё ndёr kuratorёt e ekspozitёs ‘Muslim Mulliqi 2012’, të martën ёshtё shpёrblyer me Çmimin Princess Margaret, tё Fondacionit Kulturor Evropian.

Ky çmim prestigjioz për çdo vit iu ndahet artistёve, intelektualёve dhe aktivistёve evropianë që punojnё për ndryshime shoqёrore dhe për avancimin e njё peisazhi artistik ndёrkulturor.

Ceremonia është mbajtur nё Bruksel, nё prani tё princeshës holandeze Margaret, princeshёs belge Astrid dhe presidentes sё Fondacionit Kulturor Evropian, princeshёs holandeze Laurentine.

Charles Esche u vlerësua për punën e tij si kurator i pavarur dhe si një zë kritik – falë të cilave ai zbuloi potencialin e muzeut, si vend i mikёpritjes dhe shkëmbimit të mirëfilltë tё dijes.

Esche, që ёshtё drejtor i muzeut holandez Van Abbe, qëndroi për vizitë në nё mars tё këtij viti, ku takoi artistёt kosovarë të përfshirë në ekspozitën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, ‘Muslim Mulliqi– 2012’.

Nё këtë ekspozitё do tё marrin pjesё 25 artistё vendorë dhe të huaj, tё cilёt do tё reflektojnё mbi konceptin kuratorial “S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur”.

Data: 22 Mars 2012 12:08
Autori: GazetaExpress

Të tjera