Kthehu lart

“Shkolla e Maleve’ në ABC

“Shkolla e Maleve’ në ABC
GazetaExpress E enjte, 11 Tetor 2012 18:39

Përveç repertorit të rregullt të filmave të huaj, në kinemanë ABC, në Prishtinë ka filluar të shfaqet edhe filmin kosovar, “Shkolla e Maleve”, me regji të Halil Budakovës. Së shpejti pritet që në këtë kinema të filloj edhe shfaqja e filmit “Titanic”, në 3D.

Filmi “Ice Age: Continental Drift” në 3D, shfaqet vetëm në fundjavë, me fillim nga ora 13, ndërsa filmi Filmi “The Watch”, në formatin digjital, shfaqet në terminet e orës 15.

Filmi kosovar, në regji të Halil Budakovës, “Shkolla e Maleve”, në Kinemanë ABC shfaqet në terminet nga ora 17, 19 dhe 21.

Në film trajtohet tema e “Shkollave të Maleve’ gjatë kohës së okupimit serb të Kosovës. Sipas regjisorit, filmi i kushtohet fëmijëve që vijuan mësimin në kushte të jashtëzakonshme, popullatës së pambrojtur kosovare, dhe luftës, në të cilën ushtria kosovare dha maksimumin për mbrojtjen e vendit nga agresori serb – falë edhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën në çdo aspekt.

“E gjithë kjo ngjarje tregohet përmes personazheve kryesore, si mësuesi (Burimi) i cili sakrifikon gjithçka për të mos ndalur mësimin; djali Krenari, si një nxënës i mirë që plagoset gjatë luftës, por asnjëherë nuk e humbet ambicien për mësim; ose nëna e tij, Flora, që ka një karakter të fortë, dhe që nuk dorëzohet, por i ndihmon të birit (Krenarit), dhe i del përballë çdo sfide për ta shëruar djalin e saj”, thuhet, mes tjerash, në sinopsisin e filmit.

Data: 11 Tetor 2012 18:39
Autori: GazetaExpress

Të tjera