Kthehu lart

Shkoi Lamborghini

Shkoi Lamborghini
GazetaExpress E premte, 16 Gusht 2013 18:43

Një ndeshje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Prishtinës; e para e pazakonshme për shkak se në këtë rrugë rrallë ndodh që të ketë aksidente për shkak se është e stërngarkuar nga këmbësoret, dhe në radhë të dytë për shkak se vetura e aksidentuar është një Lamborghini.

Fotoja e aksidentit është shpërndarë në Facebook dhe sipas dëshmive të parë ngasësi ka rritur shpejtësinë pranë lokalit “Lips”. Ngasësi është lënduar, ndërsa shoqëruesja e tij ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Data: 16 Gusht 2013 18:43
Autori: GazetaExpress

Të tjera