Kthehu lart

Shkarkohet Rada Trajkovic?

Shkarkohet Rada Trajkovic?
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 18:27

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkarkuar Rada Trajkovicin nga posti i drejtorit në shtëpinë e shëndetit në Graçanicë. Kryeministri serb, siç raportojnë mediat serbe, vendimin për shkarkimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga detyra e kreut të këtij institucioni shëndetësor në Graçanicë, e ka nënshkruar të premten.

Në vend të saj si drejtor është emëruar mjeku Aleks Andrejeviq.

Ish-Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë tha për Tanjugut se vendimi për shkarkim ajo e mësoi sot rreth 15 orë dhe se kishte mbetur "shumë e habitur" dhe njëherit vendim i papritur. "Informacioni që unë jam zëvendësuar më ka habitur. Ky ndryshim vetëm tregon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit dhe Dacic", tha Trajkovic.

Thotë se nuk kishte asnjë aluzion i një vendimi të tillë të Qeverisë së Serbisë."Ne e kemi bërë punën tonë. Shëndeti është një institucion shumë i fortë dhe ne kishim mbështetje nga serbët e kësaj zone, por jo vetëm për ta, sepse edhe të tjerët kanë ardhur tek ne për t'u trajtuar", tha Trajkovic.

Ajo nuk deshi të komentojë mbi emërimin e Aleksa Andrejevića si ud i drejtorit të Shëndetësisë, duke shtuar se tash do ta vazhdojë punën e saj si mjeke, profesor në Shkollën e Mjekësisë.

Data: 17 Gusht 2013 18:27
Autori: GazetaExpress

Të tjera