Kthehu lart

Sheila dëshiron duet me Daffyin

Sheila dëshiron duet me Daffyin
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 14:19

Ajo ka ‘faktorin x’, dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë. Fituesja e edicionit të parë të talent show-t “X FACTOR”, Sheila Haxhiraj po vazhdon me hapa të ngadaltë por të sigurt në rrugën e muzikës. Sapo ka përfunduar realizimin e këngës më të re që mban titullin “Superfiksim”, Sheila tregon se po bëhet gati për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Mirëpo, edhe pse e bukur dhe seksi, ‘faktori x’ ende s’po e ndihmon Sheilën të gjejë ‘superfiksimin’ e saj.

Sheila, si ka qenë për ty kjo verë?

Ka qenë një verë e këndshme mund të them. Në fakt edhe e lodhshme, me shumë punë dhe projekte për t’u përfunduar.

Ke pasur koncerte?

Po, kam pasur koncerte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Na trego pak për këngën e re. Ideja, muzika, teksti, videoklipi...

Muzika e këngës është kompozuar nga Dj Blunt. Tekstin e ka bërë Zhaku, ndërsa videoklipi është realizuar nga Lorenc Papa. Kënga titullohet “Superfiksim”. Është një këngë komerciale, e përshtatshme për stinën e verës dhe besoj se do të pëlqehet shumë, sidomos nga të rinjtë. Në videoklip janë trajtuar edhe disa sekuenca ‘funny’. Besoj se kënga do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Me fillimin e sezonit të ri, cilat janë planet e tua në muzikë? Do konkurrosh në ndonjë festival?

Kam disa gjëra në plan që pres t’i realizoj. Më i afërti pas videoklipit mund të jetë pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”. Të tjerat po i lë surprizë (qesh).

Po projekt për ndonjë bashkëpunim ke?

Po. Janë disa projekte të papërfunduara dhe ende s’di të them se me kë do t’i prezantohem së shpejti publikut.

Me kë do të të pëlqente të bëje një duet nga këngëtarët shqiptarë? Po nga të huajt?

Nga këngëtarët shqiptarë do të më pëlqente një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, ndërsa nga të huajt pa diskutim që do të zgjidhja divën Beyonce. Megjithëse duket ëndërr, shpresoj të realizohet një ditë (qesh).

Ka pasur një ‘bum’ këngësh të reja këtë verë; cilën prej këngëve të kolegëve, mund ta quash hit-in e kësaj stine?

Çdo këngë ka vlerën e vet, por këtë verë unë do të veçoja, Noizyn me “Gunz Up”, Duffyn dhe Dj Blunt me “Mos e nal” dhe Tunën me “Fenix”.

Muzika tallava, të pëlqen? Do doje të kishe një këngë të kësaj rryme në repertor?

Nuk është rryma ime e preferuar.

Përveç muzikës, çfarë angazhimesh të tjera ke?

Unë studioj për drejtësi në UET. Veç studimit dhe muzikës, frekuentoj palestrën dhe dal për vrap nga liqeni.

Ku do të të pëlqente të punoje?

Kam shumë dëshirë që në të ardhmen të kem një kompani timen, ku të isha vetë producente dhe të menaxhoja e të çoja drejt suksesit talentet e reja.

Pushimet, ku dhe me kë i ke kaluar?

Ende nuk kam bërë pushime për sivjet. I kam planifikuar ato në muajin shtator. Kam në plan të bëj një udhëtim jashtë vendit dhe më pas disa ditë do t’i kaloj në jug të Shqipërisë.

Të dashurit tënd, i pëlqeu kënga e re?

Të vjetrit, domethënë të moçmit thonë “nuk ka ardh sahati” (qesh). Por në fakt nuk kam të dashur, pasi ende nuk kam gjetur njeriun e duhur të cilin dua ta kem përkrah në jetë dhe jam e fokusuar në karrierën time muzikore. (Bluetooth)

Data: 18 Gusht 2013 14:19
Autori: GazetaExpress

Të tjera