Kthehu lart

SHBA, arrestohet shqiptari që tentoi Kongresin

SHBA, arrestohet shqiptari që tentoi Kongresin
GazetaExpress E enjte, 23 Gusht 2012 21:21

Anëtar i bordit në shkollën e Wayne- Westland dhe së fundi edhe kandidat për Kongresin, John Goci, me origjinë shqiptare është akuzuar të mërkurën se ka gënjyer agjentët federal në Shtete e Bashkuara. Akuzat ndaj tij dolën pas hetimit të kredisë së një pronari të Fast Food-it të njohur, Bray’s Hamburger, Tomo Duhanaj.

Goci mund të përballet deri në 5 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtor. Goci akuzohet nga drejtësia se ka gënjyer agjentët federalë në lidhje me një kredi të marrë nga shtetasi, Tomo Duhanaj, emigrant shqiptar i paligjshëm, i cili akuzohet gjithashtu si i implikuar në fajde.

Në mënyrë të veçantë, Goci akuzohet se gënjeu agjentët lidhur me interesat e kredisë që kishte marrë nga Duhanaj, duke u treguar atyre se interesi ishte 15%, kur në fakt nga hetimet ka rezultuar se ai paguante 45% interes.

Hetimet kanë treguar gjithashtu se Duhanaj jepte para në formë huaje për pjesëtarët e komuniteti shqiptar në SHBA me norma të larta interesi deri në 45%.

Goci kishte marrë një hua 30.000 $ nga Duhanaj, i cili përshkruhet si një ish-luftëtar i lirisë shqiptare. Një dëshmitar i tha hetuesit se kreditë janë shlyer për shkak të reputacionit të Duhanaj si vrasës dhe person i dhunshëm.

Duhanaj ka qene subjekt përgjimi nga FBI-ja, ndërsa janë zbuluar detaje të tjera lidhur me aktivitetin e fajdeve mes tij dhe Gocit.

John Goci, i cili mendohet të ketë marrë ndihmë financiare nga Duhanaj për fushatën, e humbi betejën e tij për në Kongres.

Ai ka shërbyer në bordin e shkollë Wayne- Westland që nga viti 2009. Zyrtarë të shkollës thanë se janë të alarmuar nga arrestimi i tij. Zyrtari i shkollës nuk pranoi të jepte detaje, duke thëne se nuk kishte dijeni për biznesin personal të Gocit.

Data: 23 Gusht 2012 21:21
Autori: GazetaExpress

Të tjera