Kthehu lart

Shaqirin e adhurojnë femrat

Shaqirin e adhurojnë femrat
GazetaExpress E hënë, 17 Shtator 2012 16:29

Mesfushori 20-vjeçar, Xherdan (Gjerdan) Shaqiri, tashmë i admiruar nga rinia fanse e sportit edhe në Europë, në një intervistë për mediat gjermane ka sqaruar jetën e tij larg familjes, ndërsa është komentuar shumë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në të cilën Shqipëria humbi lojën.

Në Zvicër ju jeni një idhull për të rinjtë, mendon se është e vështirë që një njeri i famshëm të gjejë gruan ideale?

Po, sigurisht që është shumë e vështirë. Fillimisht duhet të di nëse femra është e interesuar për futboll, se jo të gjitha mund të përballojnë këtë situatë në të cilën kalojnë futbollistët. Ka kohë të mendoj një gjë të tillë, nëse do të gjej një femër e cila do më dojë mua si Xherdan apo si futbollist.

Sa mesazhe dashurie merrni në ditë?

Erdini, vëllai im merret me rregullimin e këtyre gjërave. Ndoshta më shumë se 15 mijë letra në muaj, propozime për martesë ende nuk ka pasur në mesin e tyre, por vetëm numra telefoni dhe imazhe të nxehta.

Dhe, bëni ndonjëherë përzgjedhjen e ndonjë numri prej tyre?

Sigurisht që jo, as që diskutohet kjo gjë.

Si arrini të mbani peshën e duhur?

Si natyrë nuk jam i lëvizshëm shumë dhe jam mësuar që të ushtroj gjithmonë dy herë në ditë. Më shumë konsumoj peshkun edhe atë gjatë darkës, por nuk e kam problem të shtoj peshë, sepse e largoj menjëherë.

Jeni gjithashtu edhe imazh i Coca-Cola, si ndiheni në këtë rast?

Nuk përbën problem aspak, pasi pas lojës unë gjithmonë konsumoj coca-cola të ftohtë, gjë që më bën të ndihem mirë. Jam i kënaqur që punoj dhe kam bashkëpunim me ta, pasi mbetet një markë bazike.

Zakonisht thuhet se pas çdo ndeshjeje ju telefononi prindërit tuaj, pse?

Nëna ime gjithmonë dëshiron të më dëgjojë pas ndeshjes nëse jam mirë, pasi gjëja më e rëndësishme për të është që të kthehem në shtëpi i shëndetshëm.

Data: 17 Shtator 2012 16:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera