Kthehu lart

Sarkozy: Terrorizmi nuk do ta mposhtë popullin francez

GazetaExpress E mërkurë, 21 Mars 2012 13:00

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, në një deklaratë të shkurtër për mediat, tha se do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet për tre ushtarët francezë, të vrarë javën e kaluar, nga i njëjti person që kreu edhe sulmin kundër shkollës hebraike në Toulous.

Gjatë fjalës së tij, Sarkozy tha se francezët duhet të jenë të bashkuar dhe të mos hakmerren, pasi i detyrohen viktimave që u vranë me gjakftohtësi.

Presidenti francez bëri të ditur se ka folur me përfaqësuesit e komuniteteve myslimane dhe hebraike në Francë, duke shtuar se terrorizmi nuk do të mposhtë popullin francez.

Banesa e autorit të sulmit në Toulous, ku u vranë 4 persona është rrethuar policisë franceze, e cila vazhdon negociatat për ta bindur të dorëzohet.

Policia ka evakuuar banorët përreth banesës së dorasit, i cili është identifikuar si Mohammed Merah. Ministri i Brendshëm francez ka thënë se i dyshuari është ndjekur për disa vjet nga Shërbimet Inteligjente Franceze dhe se një sasi armësh janë gjetur në një makinë të parkuar jashtë banesës së tij.

Ministri tha se i dyshuari 24 vjeçar, me shtetësi franceze, ka pretenduar se ka lidhje me Al-Qaidën, se dëshironte hakmarrje për fëmijët palestinezë dhe se ka dëshirë ta ndëshkoj ushtrinë franceze për shkak të intervenimeve të saj të jashtme.

Data: 21 Mars 2012 13:00
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Rama dhe Vucic vlerësojnë se ata janë politikanët që “transformuan” raportet mes shqiptarëve dhe serbëve (Video) 0

  • ​Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serbë 0

  • ​Deputeti i LDK’së thotë se Qeveria ia fali Malit të Zi rreth 9000 hektarë tokë 0

  • Sonte emisioni ExpressRozë – në ora 21:30 në Kanalin T të Digitalb, i ftuar Genc Prelvukaj 0

  • ​Unitdi akuzon Realin 0

  • ​Pasardhësit e shqiptarëve në Siri, 100 vjet pas luftës tentojnë Europën 0

  • Turqia, vendi i parë që hap konsullatë të përgjithshme në Kosovë 0

  • ​Edhe një shpërthim i fuqishëm në Kinë (Foto) 0