Kthehu lart

Salihi drejt Kinës

Salihi drejt Kinës
GazetaExpress E enjte, 31 Janar 2013 09:09

Hamdi Salihi është shumë afër që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të transferohet në Kinë.

Pas një sezoni zhgënjyes me DC United, sulmuesi shkodran pritet për t’i bashkuar një skuadre të elitës së futbollit kinez. Sipas medieve shqiptare skuadra e re e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë mund të jetë FC Tianjin Teda, e cila udhëhiqet nga ish selektori i Shqipërisë, kroati Josip Kuze, që ka simpati për shkodranin.

Salihi mund të nënshkruajë kontratë me ekipin kinez për një vit e gjysmë në vlerë prej 800 mijë dollarësh. Ai edhe në dimrin e kaluar ishte pranë kalimit në ekipin kinez, Changchun Yatai.

Data: 31 Janar 2013 09:09
Autori: GazetaExpress

Të tjera