Kthehu lart

Rrahje në miqësoren Deçiq-Prishtina

Rrahje në miqësoren Deçiq-Prishtina
GazetaExpress E diel, 17 Shkurt 2013 11:27

Miqësorja në mes KF Deçiq nga Mali i Zi dhe FC Prishtinës, ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, raporton “Malesia.org”. Skuadra nikoqire nuk është treguar aspak korrekte ndaj Prishtinës.

Kjo miqësore është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve që po bën Prishtina në Mal të Zi, ka nisur mjaft ashpër. Ishin futbollistët e skuadrës Deçiq që më të nisur ndeshja ndërhynin mjaft ashpër ndaj prishtinasve.

Loja e tyre e ashpër dhe thirrjet e tifozëve malazez “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi) solli edhe rrahjen masive në mes lojtarëve të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen kur rezultati ishte 0-0.

Data: 17 Shkurt 2013 11:27
Autori: GazetaExpress

Të tjera