Kthehu lart

Rrahje në Merdarë

Rrahje në Merdarë
GazetaExpress E diel, 14 Prill 2013 21:07

Sërish dhunë në sportin e Kosovës. Ndeshja në mes Hysit dhe Prishtinës ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshëm. Më të përfunduar ndeshja futbollistët e Prishtinës janë sulmuar nga zyrtarët e klubit të Hysit.

Në fakt, loja përfundoi me fitoren e Prishtinës, por menjëherë pas fishkllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes është krijuar një tollovi, e ku më keqi e pësuan lojtarët e Prishtinës, të cilët u sulmuan nga zyrtarët e skuadrës nga Merdara.

Ky ishte eksesi i radhës që ndodh në terrenet tona sportive duke i qitur edhe një hije të keqe sportit tonë pikërisht në kohën kur kërkojmë integrimin në arenën ndërkombëtare. /Kosovapress/

Data: 14 Prill 2013 21:07
Autori: GazetaExpress

Të tjera