Kthehu lart

Rikthehet sëmundja e tuberkulozit të gjakut

Rikthehet sëmundja e tuberkulozit të gjakut
GazetaExpress E diel, 28 Tetor 2012 13:07

Në Kosovë, muajt e fundit janë shënuar raste me tuberkuloz të gjakut, sëmundje kjo që nuk është shfaqur kaherë, thonë pulmologët. Sipas tyre, shkaktarë i kësaj sëmundje janë imunitetit i dobët dhe ushqimi jo shëndetshëm.

Pas shumë viteve rikthehet sëmundja e tuberkulozit të gjakut. Sipas Skënder Bacaj pulmolog, në Kliniken e Pulmologjisë në QKUK, po trajtohen raste të tilla, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

“Ne jemi befasuar që muajt e fundit ti kemi 3-4 raste me tuberkuloz të gjakut në mushkëri. Çka e dallon prej tuberkulozit të mushkërive? Dallimi është se patologjia është më e rënd kurse në aspektin epidemiologjik është për një nuancë më e mire për arsye se kjo sëmundje nuk përcillet do të thotë pacienti që vuan nga TBC I gjakut nuk është infektoz”, theksoi ai për Radio Kosovën.

Njëra nga pacientet e cila po trajtohet në Kliniken e Pulmologjisë, është një grua e cila është lehonë dy javëshe. Ajo tregon për gjendjen e saj.

“Së pari ka filluar temperatura,tani koke dhembja edhe ethe. Këto kanë qenë simptomat e para të mijat. Kamë qenë në gjinekologji kamë lindur, i kamë qe dy javë që kamë lindë e tani jam këtu”, tha ajo.

Ka vite që në vendin tonë nuk është shënuar ndonjë rast, thotë Dr Bacaj, i cili shpjegon arsyet që që mund të vije deri te kjo sëmundje.

“Një prej arsyeve më siguri është çështje e imunitetit. Do te thotë se popullata e jonë është me një imunitet të cenuar për shkak edhe të ushqimit jo të shëndetshëm ajo që quhet ushqim fast food, do të thotë ushqim i shpejt por e ndoshta jo i përpunuar mire edhe në aspektin higjenik por edhe i mangët për minerale dhe vitamina”, tha Bacaj.

Bacaj, apelon te qytetaret që sa më shumë t’i ikin këtyre lloj ushqimeve.

Data: 28 Tetor 2012 13:07
Autori: GazetaExpress

Të tjera