Kthehu lart

Rikthehet 'Portokalli'

Rikthehet 'Portokalli'
GazetaExpress E diel, 04 Mars 2012 19:02

Rikthehen të dielat mbrëma me humor në Top Channel. Nga sonte, 4 marsi nis sezoni i ri i “Portokalli”, prezantuar nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi.

Ndër risitë janë personazhe dhe kombinime të reja, por edhe aktorë të rinj.

Pjesë e humorit mes të tjerash do të jetë edhe ai politik, me personazhe nga parlamenti deri tek qeveria. Por jo vetëm, një sërë skeçesh që përcjellin me humor realitetin vendas.

Regjia Altin Basha, ajo televizive Elton Papuçiu, skenariste Jani Duri dhe Vangjel Kozma, kostumografia Iliriana Loxha Basha.

Ky është sezoni i 17-të i “Portokalli”, që të dielën e 4 marsit, shënon premierën 201-të.

Data: 04 Mars 2012 19:02
Autori: GazetaExpress

Të tjera