Kthehu lart

Revista “OK” në Shqipëri

Revista “OK” në Shqipëri
GazetaExpress E martë, 16 Prill 2013 11:59

Pas botimit në më shumë se 20 vende të botës, revista e njohur “OK!” vjen për herë të parë në vendit tonë.

Jeta e personazheve të famshëm në fusha të ndryshme do t’u ofrohet lexuesve të Shqiperisë dhe Kosovës, në njeë botim të përjavshem, duke sjelle formatin e pëlqyer pa asnjë ndryshim me revistat analoge në botë.

Suksesi i markës se testuar tashmë është pikërisht ekskluziviteti i publikimit të historive dhe fotove nga përvojat jetësore e njerëzve, që shpesh herë jemi mësuar t’i quajmë VIP-a.

Pasionet, dashuritë, lidhjet, ndarjet, martesat apo dhe anë të panjohura me parë nga jeta personale janë vetëm disa nga “ushqimet” e servirura për lexuesit shqiptar.

Ajo që do të flasë më shume është pikërisht fotografia. Teksti do të jetë në rol të dytë pasi fotot e papublikuara me parë janë pika e fortë e të përjavshmes , e cila synon të hyjë shumë shpejt në zemrat e lexuesve.

Risia e revistës është fakti se VIP-a të njohur në botë, tashmë mund të bëjnë dedikime apo fotografi vetëm për vendin tonë, gjë që personalizon revistën rozë në variantin shqiptar.

Në mbarë botën, njerëzit e vënë në qendër të vëmendjes së “OK!”, kanë krijuar besueshmërinë tek kjo logo, duke ndarë me lexuesit aspektet më të rëndësishme të jetës së tyre.

“OK!” vjen me një anë pozitive ndaj jetës së personave të famshëm për të sjellë tek lexuesit një këndveshtrim unik, drejte trendëve më të fundit në modë, estetike, fitnes dhe të ushqyerit shëndetshëm, momente nga jeta e VIP-ve dhe reagime, si dhe lajmet më të fundit rreth personazheve më të pëlqyer në Shqipëri, Kosovë dhe botë.

Revista e përjavshme, përveç tregut shqipfoles, synon të qarkullojë në tregun e Greqisë, Malit të Zi dhe Itali, çdo të mërkurë, duke synuar një grupmoshë të gjërë lexuesish të shpërndarë në të dyja gjinitë.

Temat që do të jenë në fokus të lexuesve teë revistës do të lidhen me veshjet e Modës, Art- Libra-Teatër, Estetikë & Kujdes për fizikun, si dhe lajme ekskluzive rreth jetës personale të VIP-ve…. ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta shfletoni…A jeni gati për numrin e parë?

“OK”, një lidere e “lifestyle” dhe “shoëbizz” botëror

OK!” është një reviste javore me format holandez, e specializuar në lajme rreth personazheve të njohur.

Në fillimet e saj, ajo doli në treg si revistë mujore, me publikimin e parë në prill te vitit 1993.

Në shtator të 2004, botuesit e “OK”, nisen botimin në Australi, ndërsa në tetor 2006, revista kaloi nga formati mujor në atë javor.

Një vit me parë, në 2005-ën, u hodh në treg versioni amerikan i “OK!”, duke u ndjekur nga ai indian në maj të 2006-ës,versioni meksikan, po në 2006-ën dhe versioni bullgar në 2007, e ai spanjoll në 2008-n.

Revista mban fronin e formatit “lifestyle” për njerëzit e njohur me më shume se 30 milion lexues në të gjithë botën.

Aktualisht ajo botohet në më shumë se 20 vende të botës si: Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Kina, Gjermania, Greqia, India, Irlanda, Malajsia, Meksika, Rusia, Spanja, Zvicra, Tailanda, Turqia, Anglia Amerika, Venezuela,Vietnami dhe se fundmi Shqipëria.

E përjavshmja është e njohur për faqet e para të publikuara për yjet e Hollyëoodit.

Ajo ka qenë e para që ka publikuar dasmën e Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, përpara rivales se saj, revistës “Hello”.

Në tetor të vitit 2005, u zhvilluan njëkohësisht tre dasma njerëzish të njohur në të njëjtën ditë. Katie Price dhe Peter Andre, Kate Garrauay dhe Derek Draper, Samie Ghadie dhe Matteu Smith.

“OK” raportoi të tre ceremonitë duke marrë të gjitha detajet, madje fotot e saj ishin të parat që u publikuan nga ceremonitë në altar.

Nder dasmat më të famshme ëe fotografuara dhe publikuara nga OK janë: Natasha Hamilton dhe Riad Erraji (nëntor 2007) Kerry Katon dhe Mark Croft (shkurt 2007) Holly Uill Uilloughby dhe Dan Balduin (gusht 2007), Steven Gerrar dhe Alex Curran (korrik 2007), John Terry dhe Toni Poole (gusht 2007) apo atë të Kym Marsh dhe Jack Ryder (gusht 2002).

Revista ishte e para që publikoje fotografinë e Michael Jackson me maskën e oksigjenit, pak para se të humbte jetën gjatë rrugës për në spital.

“OK-TV”, është gjithashtu një kanal i dedikuar revistës , ku pasqyrohet në mënyrë televizive me anë të imazhit jeta e personazheve të njohur sikurse çdo informacion mund të gjendet në ueb faqen online.(Top Channel)

Data: 16 Prill 2013 11:59
Autori: GazetaExpress

Të tjera