Kthehu lart

Reagon Fatmirja: Ambasadori gënjeu

Reagon Fatmirja: Ambasadori gënjeu
GazetaExpress E premte, 16 Gusht 2013 12:06

Fatmire Musliu, Sekretare në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ka reaguar sot në mesidtë në lidhje me një seri shkrimesh në media, ku ajo u akuzua se ka sulmuar fizikisht ish-Ambasadorin Vilson Mirditën dhe zyrtarë tjerë të kësaj ambasade.

Ne po e lëshojmë të plotë letrën e diplomates kosovare; pa e redaktuar dhe lekturuar atë.

Te nderuara Media,

Duke par fushaten e eger dhe denigruese qe ka filluar ti behet Diplomacise se Kosovës ne pergjithesi dhe linqimin e emrit tim ne veqanti pa asnje fakt dhe argument mendoj qe permes jush per hire te se vertetes ti jap disa sqarime per Opinionin.Duke besuar qe qe do ta kemë mirëkuptimin tuaj me posht do jap disa sqarime shkurtimisht por gjithesesi do te jem ne sherbimin tuaj per çdo informatë shtesë në lidhje mete ashtuquajturat" incidente" qe kanë te bejne me emrin tim.

Te nderuara Media ,

Të gjitha akuzat e ngritura kundër meje, nuk janë gjë tjetër përveç përpjekje për denigrim të emrit tim. Raportimet e dreitanishme në mediet e Republikës së Kosovës kanë qenë të njëanshme, tendencioze dhe të kundërligjshme, sepse gazetarët në fjalë lërë që nuk e kanë parë të arsyeshme të më kontaktojnë mua personalisht por ata as që kanë bërë mundin më të vogël për hulumtimin e mirëfilltë të rasteve. Ata pa hezitim kanë filluar një fushatë politike dhe tendencioze kundër meje dhe kundër motres sime e cila aspak nuk ka të bëjë më këtë çështje. Puna ime në këtë mision daton me shumë se një vit para se motra ime të kandidohej për Deputete, kurse unë kam qëndrim njëzetvjeçar në Gjermani, ku kam filluar dhe mbaruar studimet dhe mbaj titullin Magjistër në Shkenca Politike, Sociologji dhe Gjuhë Gjermane për të Huaj(DaF). Ata gazetarë të cilët shfryejnë mllefet e tyre personale duke u thirrur në lirinë e medieve dhe të shprehjes së lirë janë duke abuzuar me këtë vlerë themelore demokratike, të cilën personalisht e çmoj shumë. Abuzimi i tillë afatgjatë do të dëmtoi të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë. Shprehja e lirë e mendimit nuk nënkupton sharje dhe linçim publik pa asnjë fakt të vetëm. Gazetarët duhet të jenë rojat e demokracisë, duke e marrë seriozisht rolin udhëheqës në kontrollin e pushteteve në vend dhe mbi të gjitha duhet të jenë përgjegjës për rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm e jo të nxisin urrejtje personale dhe regjionale.

Në vijim do të jap një sqarim, kuptohet në pika të shkurta, për akuzat të cilat janë drejtuar kundër meje:

1. Ankesa e Palës Gjermane lidhur me tejkalimin e limitit për duhan:

Është për të ardhur shumë keq që një informatë e tillë, krejtësisht e pavertetë ti servohet institucioneve më të larta të vendit, dhe ky servim të bëhët nga personi i cili do duhej të ishte personi më i besuar për këto instanca. Për ish Ambasadorin z. Mirdita por edhe për MPJ-në, qysh në start ka qenë e qartë se statusi im në Berlin nuk më lejon blerjen e mallrava pa tatim. Në bazë të Konventave të Vjenës Neni 38.1 Diplomatët të cilët në shtetin pranues jetojnë më gjatë se dhjetë vite me qendrim të rregulluar apo permanent, posedojnë imunitet të kufizuar dhe janë obligativ ndaj fiskusit të shtetit pranues. Ky rregull është rregull ndërkombëtar dhe i njohur për të gjitha palët. Gazetarët të cilët janë marrë më këtë shkresë kanë mundur shumë thjeshtë të verifikojnë këtë fakt sepse besoj që kanë pasë çasje në internet. Pra, deri më sot unë nuk kam porositur es edhe një cigare të vetme e lëre më të kem tejkaluar çfardoqoftë limiti. Akuza për gjoja ankesë të palës gjermane është genjeshtër e qëllimshme nga ana e ish Ambasadorit në adresë të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Më këtë gjest ai është munduar të arsyetoi veprimet e tija të turpshme.

2. Përpilimi i shkresës reaguese ndaj televizionit të dytë publik në Gjermani ZDF:

Kjo shkresë është bërë më kerkesë të MPJ-së (ish Drejtorit Politik dhe Kabinetit të Ministrit) dhe vetë ish Ambasadorit Dr. Mirdita. I gjithë komunikimi është bërë në koordinim të plotë me të lartpermendurit. Fakti që unë kam përpiluar këtë shkresë është thjeshtë sepse unë jam urdhëruar nga ish Ambasadori ta bëjë një gjë të tillë. Procedimi i metejmë nuk ka qenë më në kompetencën time. Këtë e argumentojnë emailat të cilat i kemi shkëmbyer me këshilltarin e Ministrit për media z. Artan Behrami dhe ish drejtorin politik z. Mjeku. Korrespodenca në fjalë dhe përmbajtja e shkresës janë në dispozicion të MPJ-së dhe vertetojnë se veprimet e mija kanë qenë konform rregulloreve të MPJ-së dhe në asnjë moment nuk kanë shpërfillë hirarkinë institucionale.

3. Sulmetfizike

Me përgjegjësinë më të plotë deklaroj se brenda Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Kosovës në Berlin deri sot nuk ka ndodhur asnjë sulm fizik, as nga unë dhe as nga zyrtarët tjerë të këtij Misioni. Debatet verbale janë instrument i punës sonë. Akuzat se në Berlin kanë ndohur sulme fizike janë të pabaza dhe të dëmshme për imazhin e gjithë stafit diplomatik dhe konsullor, jo vetëm në Berlin por në përgjithësi.

Sa i përket shkresës reaguese, pamarrë parasysh që kjo shkresë nuk është dërguar asnjëherë (me vendim të MPJ-së) unë megjithatë qëndroj pas asaj që është detyrë dhe obligim i imi dhe i çdo diplomati tjetër të mbrojë interesat e vendit dhe të bëjë përpjekje maksimale në parandalimin apo në minimizimin e ngjarjeve që kanë pasoja të rënda për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aq më tepër kur bëhët fjalë për një çështje kaq të ndieshme siç është çështja e trafikimit me organe nga Ushtroia Çlirimtare e Kosovës.

Poashtu është obligim i çdo diplomati të mbrojë reputacionin e Kryeministrit të vendit, kushdoqoftë ai i cili ushtron këtë detyrë. Kjo për mendimin tim nuk ka të bëjë me militantizëm partiak por më përmbushjën e obligimeve tona dhe më kryerjën më dinjitet të detyrës për të cilën jemi angazhuar.

Nga dita e parë e deri më sot i jam përmbajtur strikt ligjit për Shërbim të Jashtëm dhe Rregulloreve të MPJ-së, si dhe kam respektuar hirarkinë siç shihet me Ligjin dhe Rregulloret në fuqi. Për këtë arsye edhe kam heshtë pas raportimit me datë 5 Gusht në KTV.

Mirëpo duke marrë parasyshë se denigrimi i emrit tim në raportimet e medieve është i motivuar politikisht dhe duke qenë e sigurt që fushata e cila po vazhdon kundër meje është e motivuar politikisht dhe karakterizohet me motive të ulta përsonale të cilat kanë të bëjnë edhe me gradimin dhe transferin tim, e ndjej për obligim që zyrtarisht të deklaroj se unë, Fatmire Sahit Musliu, asnjëherë në jetën time, qoftë si person privat qoftë si pjesë e diplomacisë kosovare, nuk kam dëmtuar imazhin e vendit tim dhe as në të ardhmën nuk do i lejoj vetës një veprim i cili do të dëmtonte qoftë drejtëpërsedrejti qoftë tërthorazi këtë imazh.

E ceka edhe më lartë që heshtja ime pas raportimit të parë ne KTV nuk kishte të bëjë me frikën, por me respektin për institucionin për të cilin punoj. Duke e pasur parasysh që ky institucion ishte i informuar në bazë të rregulloreve dhe kishte trajtuar rastin në fjalë unë jam mbështetur në reagimin dhe mbrojtjen e këtij Institucioni, konform rregullave. Mirëpo me shqetësim po vërëj që individë të caktuar kanë filluar një fushatë të ndytë e cila duke u fshehur prapa „shprehjes së mendimit të lirë“ vazhdon me linçimin publik dhe me tendencë të me denigroj personalisht dhe profesionalisht, prandaj deklaroj publikisht që për të gjitha veprimet e mija nga fillimi i detyrës si diplomate e deri më sot jam në gjendje të përballëm me çfarëdo komisioni para të cilit më kërkohet të paraqitem edhe pse asgjë nga këto shpifje nuk është aktuale dhe e faktuar. Moralisht ndjehem e fortë sepse e verteta është në anën time dhe për të gjitha ato që kam cekur në këtë shkresë ekzistojnë faktet.

Në fund si, bashkëshorte, nënë, motër, vajzë dhe mike, falenderoj nga zemra familjen dhe miqtë për përkrahje të parezervë gjatë gjithë kohës, kurse apeloj tek mediet që të jenë më objektive dhe më të kujdesshme në trajtimin e informatave të cilat i pranojnë nga individë të pacipë të cilët karrierën e tyre duan ta ndërtojnë mbi intrigat dhe skandalet e prodhuara artificialisht nga vetë ata. Kosova është një vend i vogël dhe verifikimi i informatave nuk është i pamundur, prandaj për hirë të peshës së madhe të shprehjes së mendimit të lirë dhe lirisë së medieve ju bëjë thirrje që mos të abuzohet me këtë vlerë, dhe mos lejoni që vëmendja juaj qëllimisht, të hiqet nga ndodhitë e vërteta dhe të drejtohet drejt një qorrsokaku.

Data: 16 Gusht 2013 12:06
Autori: GazetaExpress

Të tjera