Kthehu lart

Rama garon në Vlorë, kandidat edhe Braçe

GazetaExpress E hënë, 06 Maj 2013 15:25

“I mirëkuptoj spekulimet [që keni bërë] nëpër gazeta e televizione, duke bërë shpeshherë gjënë e duhur, e herë të tjera duke na i ngatërruar pak ujërat”, tha Rama, duke iu drejtuar gazetarëve para se të hynte në mbledhjen e Kryesisë së PS’së, ku do të përpilohet lista përfundimtare e kandidatëve për deputet nga kjo parti.

Në të vërtetë, ka disa ditë që gazetat e televizionet në Shqipëri kanë përpiluar lista kandidatësh, të PS’së e të PD’së, të cilat pastaj janë shoqëruar me mbetje hatri, rebelime dhe debate politike brenda këtyre dy partive.

Si rrjedhojë, para se të hyjë në mbledhjen e Kryesisë së PS, Rama ka dhënë një përgjigje edhe për lajmet se Erion Braçe s’do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PS’së.

“Erjon Braçe do të kandidojë”, theksoi ai.

“Unë ndërkaq do të jem në krye të listës në Vlorë me mesazh, jo për Vlorën, por për Tiranën, Shkodrën e Prishtinën. Me mesazhin e pavarësimit të shtetit shqiptar. Është domosdoshmëri që ne të nisim rrugëtimin për të hapur me faqe të bardhë kapitullin e dytë të 100 viteve të dyta në shtetin tonë, që s’mund të vazhdojmë më me rrënim, si në këto 8 vite. Vlora është e të gjithë shqiptarëve”, pohoi Rama derisa po sqaronte se në cilin qytet shqiptar do të konkurrojë ai.

Data: 06 Maj 2013 15:25
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Emisioni Komiteti (VIDEO E PLOTË) 0

  • Mustafës i bie në mend SHIK'u e krahason VV'në me të (Video) 0

  • ​Ambasadori Dellawie: Amerika ka qenë, është dhe do te jetë me Kosovën 0

  • ​Shqipëria fiton një pikë të madhe, fluturon drejt Francës (Video) 0

  • ​Flet heroi i Kombëtares shqiptare 0

  • ​Tahiri tregon detajet e marrëveshjeve me Serbinë (VIDEO) 0

  • 173 mijë vende të reja pune në gusht në SHBA 0

  • ​Tahiri: Pse u prisha me Ibrahim Rugovën (VIDEO) 0