Kthehu lart

Prostituta ruse infektonte grekët me AIDS, përfundon në burg

Prostituta ruse infektonte grekët me AIDS, përfundon në burg
GazetaExpress E hënë, 30 Prill 2012 21:34

Autoritetet greke kanë lënë në burg një 22-vjeçare nga Rusia, e cila ushtronte prostitucion të paligjshëm duke qenë njëherësh edhe bartëse e virusit HIV AIDS. Tatjana Bukhtoyarova u arrestua nga policia mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi publike në qendër të Athinës.

Pas analizave mjekësore rezultoi se 22-vjeçarja ishte bartëse e virusit HIV AIDS, e megjithatë kjo nuk e kishte penguar të prostituonte, madje të infektonte klientët e saj. Bukhtoyarova deklaroi para trupit gjykues se nuk ishte në dijeni të faktit se ishte bartëse e AIDS.

Mbi 22-vjeçaren rëndon akuza e dëmtimit të qëllimshëm të personit, shkelje të rregullave të prostituimit si dhe disa akuza të tjera.Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave, që mund të jenë prekur nga AIDS pas marrëdhënieve që kanë patur 22-vjeçaren ruse.

Policia greke arrestoi po ashtu një 49-vjeçar, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe vepra të tjera penale.

Tre prostituta të tjera u gjetën pozitive me virusin HIV AIDS në Athinë, gjatë analizave të kryera nga njësitë e Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve. Shkon kështu në 4, numri i prostitutave të infektuara me virusin vdekjeprurës, pas diagnostikimit dhe arrestimit të një 22 vjeçareje ruse, e cila ushtronte profesionin në një shtëpi publike ilegale të Athinës pa mjete mbrojtëse, edhe pse ishte në dijeni të sëmundjes së saj.

Sipas deklaratës së lëshuar sot pasdite nga Qendra e Parandalimit të Sëmundjeve, KEELPNO, tre prostituta të tjera, dy greke dhe një bullgare, rezultuan pozitive në testin për virusin HIV, ndërkohë që Qendra po vazhdon testimin e gjithë grave, që kanë punuar në shtëpitë publike ilegale të Athinës apo në mjedise të hapura.

Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytetin grek po kryhen dhe do të vazhdojnë të ushtrohen kontrolle shëndetësore nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Data: 30 Prill 2012 21:34
Autori: GazetaExpress

Të tjera