Kthehu lart

Projektbuxheti së shpejti në Kuvend

Projektbuxheti së shpejti në Kuvend
GazetaExpress E mërkurë, 27 Qershor 2012 18:22

Rishikimi i projektbuxhetit është miratuar në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, ndërsa dje është miratuar edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financat. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se pritet që së shpejti ky projektbuxhet të kaloj edhe për lexim të parë në Kuvend të Kosovës, para se ligjvënësit të shkojnë në pushim.

Pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se në një nga mbledhjet e kaluara, është aprovuar rishikimi i buxhetit, kurse dje është shqyrtuar edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku është përkrahur edhe nga deputetët.

Ai ka thënë qëllimi i rishikimit të projektbuxhetit është që organizatat buxhetore të tregojnë fleksibilitet më të madh, ndërkohë ka shtuar se nevojat këtë herë kanë qenë nga qeverisja komunale.

"Qëllimi i rishikimit të projektbuxhetit është që ne organizatave buxhetore t’ ju japim fleksibilitet, ato të reflektojnë nevojat dhe prioritet e tyre në lëvizjen brenda projekteve sidomos të projekteve të investimeve kapitale, nevoja dhe kërkesat kanë qenë më tepër në nivelin komunal. Ky rishikim është diskutuar edhe me misionin e FMN-së deri në detale dhe tash është shumë më e qartë”, ka thënë Hamza.

Ministri ka thënë se pret që në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të kaloj në lexim të parë, para se Kuvendi të shkoj në pushim dhe të jetë në dispozicion të organizatave buxhetore.

Gjithashtu, sot është miratuar kërkesa e Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së për proteza dhe mbulimin për rehabilitim e invalidëve të luftës, që kap një shumë rreth 1.6 milion euro.

Ndërsa ndarja e këtyre mjeteve do të bëhet nga secila ministri veç e veç.

Data: 27 Qershor 2012 18:22
Autori: GazetaExpress

Të tjera