Kthehu lart

Pinto, ‘veterani’ i Barcelonës

Pinto, ‘veterani’ i Barcelonës
GazetaExpress E diel, 10 Mars 2013 11:59

Portieri Jose Manuel Pinto ka hyrë në histori të Barcelonës duke u bërë futbollisti më i vjetër që është paraqitur në një ndeshje të La Ligës me gjigantin katalan.

Pinto si 37 vjeç e 122 ditë dhe tejkaloi Alexancon, i cili duelin e tij të fundit me Barcelonën në Kampionatin spanjoll e zhvilloi në moshën 37 vjeç dhe 32 ditë, gjatë edicionit 1992/93. Pinto ishte titullar në fitoren 2-0 ndaj Deportivo La Corunës të shtunën pasi portieri i parë Victor Valdes mungoi për shkak të suspendimit.

Kurse, La Liga ka aktualisht shtatë futbollistë më të vjetër se Pinto që janë ende aktiv. Ata janë: Palop (Sevilla), Movilla (Zaragoza), Martí (Mallorca), Valerón (Deportivo), Ballesteros (Levante) dhe Punal (Osasuna).

Data: 10 Mars 2013 11:59
Autori: GazetaExpress

Të tjera