Kthehu lart

Pihen 100 mijë litra "Birra Korça" për katër ditë

Pihen 100 mijë litra
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 12:19

Festa e Birrës "çmend" mijëra pjesëmarrës. Ka vijuar me një numër rekord pjesëmarrësish, nata e katërt e Festës së Birrës në Korçë.

Mbrëmjen e kaluar sheshi para pallatit të sportit "Tamara Nikolla" është mbushur plot e përplot, ndërsa "Birra Korça" ka shuar etjen e mijëra pjesëmarrësve në festë. Sipas të dhënave nga stendat e "Birrës Korça", mbi 100 mijë gota birrë janë konsumuar në 4 netë, duke kapërcyer çdo sukses të parashikuar. Të ardhur enkas nga Durrësi, Vlora, Kavaja, Saranda, Shkodra dhe jashtë kufirit, turistët nuk kanë dashur për asnjë moment të humbasin këtë festë kaq popullore dhe kanë qëndruar për orë të tëra në shesh duke shijuar "Birrën Korça".

"Unë vij nga Anglia. Kam qenë edhe një vit më parë në Festën e Birrës dhe jam argëtuar pa masë. Kështu vendosa të vij sërish, duke sjellë me vete edhe shumë miq. 'Birra Korça', kërnacka dhe muzikë janë gjithçka duhet për një festë kaq madhështore. Ndihem pafundësisht i lumtur që jam duke shijuar këtë atmosferë, është adrenalinë e vërtetë Festa e Birrës në Korçë", tha Alun Normhan.

Kulmi i festës ka qenë ngjitja në skenë e grupit tetovar Elita 5, të cilët për orë të tëra kanë kënduar thuajse të gjithë këngët e repertorit të tyre duke përcjellë mjaft emocion për pjesëmarrësit në shesh, çka është shoqëruar me një konsum rekord të "Birrës Korça".

Festa ka vijuar gjatë, ndërsa publiku i ekzaltuar vazhdonte të shijonte "Birrën Korça". Pas mesnate mijëra pjesëmarrës në euforinë e atmosferës festive kanë kërcyer duke u çliruar për pak orë nga paragjykimet dhe kanë shijuar deri në fund festën. Në skenë janë ngjitur dhe Olsa Papandili Band, Petrika Zoga, Adrian Lulgjuraj Band, Devis Xherahu Band, XXL Band, Teddy Dj etj.

AMBASADORI HOLANDEZ

Një prej vizitorëve më të veçantë të fabrikës së "Birrës Korça" ka qenë ambasadori holandez në Tiranë, Martin De la Bej. Sapo ka mbërritur në Korçë, ambasadori i Holandës ka shfaqur një interes të veçantë për të parë nga afër këtë fabrikë.

I shoqëruar nga presidenti i "Birrës Korça", zoti Irfan Hysenbelliu, ambasadori De la Bej ka vizituar ambientet e brendshme të fabrikës ku kryhet dhe përpunimi i lëndës së parë të "Birra Korça" për të arritur deri tek produkti final. Përshtypjet e ambasadorit kanë qenë maksimale lidhur me teknologjinë dhe aparaturat moderne, ndërsa e ka konsideruar atë si një nga investimet më të rëndësishme në Shqipëri.

"Jam vërtet i impresionuar me mënyrën si është organizuar fabrika e 'Birrës Korça', pasi është një teknologji moderne. Kam parë dhe disa fotografi për këtë fabrikë, ku kam mësuar si ka qenë ajo më herët dhe si ka ndryshuar aktualisht. Ajo që kam parë është edhe cilësia e prodhimit të birrës që i përmbush plotësisht standardet e Bashkimit Europian. Shpresoj që Shqipëria të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, pasi kështu edhe kjo birrë do të ketë më shumë mundësi për të konkurruar tregjet e BE-së", tha De la Bej. Fabrika e "Birra Korça" prej vitesh është kthyer në një vepër arti dhe ka ngjallur interes për këdo që mbërrin në këtë qytet. Tradita, imazhi dhe cilësia e shkëlqyer e "Birra Korça" e kanë bërë këtë fabrikë dhe produktin e saj të marrë edhe vlerësimet e ndërkombëtarëve.

(BalkanWeb)

Data: 18 Gusht 2013 12:19
Autori: GazetaExpress

Të tjera