Kthehu lart

Përzgjidhet shtatorja e Ibrahim Rugovës

Përzgjidhet shtatorja e Ibrahim Rugovës
GazetaExpress E enjte, 18 Prill 2013 17:18

Komisioni profesional i emëruar nga Komuna e Prishtinës, ka bërë përzgjedhjen artistike të shtatores se ish Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.

Nga 33 oferta që kanë konkurruar, komisioni ka përzgjedhur 6 prej tyre.

Komisionin e kanë përbërë këto institucione: Akademia e Artëve dhe Shkencave të Kosovës, Fakulteti i Artës në UP, Fakulteti i Arteve të Tiranës dhe Komuna e Prishtinës. Pjesë e vlerësimeve të propozimeve të dorëzuar ka qenë edhe familja e ish Presidentit Rugovam, transmeton portali Indeksonline.

Të martën, më 23 prill, do të bëhet hapja publike e ofertave financiare, ndërkaq të mërkurën pritet të bëhet përzgjedhja dhe publikimi i ofertës fituese.

Këto janë vlerësimet e komisionit për ofertat e përzgjedhura.

Data: 18 Prill 2013 17:18
Autori: GazetaExpress

Të tjera