Kthehu lart

PDK 27.6%, LDK 26.2%, AAK 14%, Vetëvendosje 8% dhe AKR 5.2%

GazetaExpress E hënë, 04 Nentor 2013 14:06

Vetëm LDK ka një rritje simbolike të votave, PDK ka rënie të konsiderueshme, derisa Vetëvendosje ka rënie të madhe, AAK ruan votën proporcionale.

Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara për asamble, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %.

Në këto rezultate, LDK e ndjek PDK’në me rreth 165 mijë vota apo 26.2 %.

AAK ka marrë rreth 90 mijë vota apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%.Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruara.

    Data: 04 Nentor 2013 14:06
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera