Kthehu lart

Parashqevi Simaku zbulon fotot 'nudo'

Parashqevi Simaku zbulon fotot 'nudo'
GazetaExpress E hënë, 23 Prill 2012 23:18

Këngëtarja e famshme shqiptare e skenës muzikore shqiptare e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë është bërë objekt i medias kësaj here për disa foto të saj, të cilat janë konsideruar “nudo”.

Është fjala për fotot e hedhura nga vetë këngëtarja në profilin e saj në My Space. Por komenti që mund të bëhet në këtë rast është se veç disa fotove të bukura nuk ka asgjë nudo tek Parashqevi Simaku.

Parashqevi Simaku, këngëtarja që tundi muzikën shqiptare në fund të viteve ’80, u shfaq në koncerte të mëdha nëpër diasporë, por edhe me një mashkull në krah, i cili më pas u bë bashkëshorti i saj. Por prej dy vitesh duket se nuk ka më asnjërën prej atyre që gjeti, përveç një djali nga martesa e shkurtër.

Parashqevi Simaku është divorcuar nga bashkëshorti dhe nga skena. Të paktën kështu thonë miqtë e saj, ndërkohë që në profilin e saj personal në facebook ajo ka hequr të dhënat lidhur mbi gjendjen civile, si edhe fotografitë që ka pasur me të shoqin, raporton Panorama.

Data: 23 Prill 2012 23:18
Autori: GazetaExpress

Të tjera